Me një dorë t’i jep, me dy t’i merr: Rama heq taksën e qarkullimit nga karburantet, e kalon te makinat
Në një përpjekje propagandistike për të ulur zemërimin popullor, Edi Rama deklaroi sot se ka në plan që taksa e qarkullimit të hiqet nga karburantet. Megjithatë, kjo taksë do të kalojë tek makinat, duke rrezikuar që edhe çmimi i karburantit të mbetet i lartë, por edhe taksat që paguhen për makinat të rriten ndjeshëm. Në këtë mënyrë, shqiptarët do dalin dy herë të humbur. Sipas Edi Ramës, nisma synon të lehtësojë barrën për konsumatorët, në një kohë kur çmimet e karburanteve po ndikohen ndjeshëm nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare. Aktualisht çmimi i çdo litri naftë në Shqipëri rëndohet nga disa taksa. Akciza është rreth 39,4 lekë për litër, taksa e qarkullimit 27 lekë dhe taksa e karbonit 3 lekë. Mbi bazën e përbërë nga çmimi...
Burimi:
syri.net