‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

Prej ditësh me radhë, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen protesta të dhunshme. Ajo që nisi si një demonstratë paqësore kundër korrupsionit të shfrenuar, është shndërruar në një protestë të të rinjve dhe të moshuarve kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. “Kjo është më keq se komunizmi”. Nga Lisa Spit, DE VOLKSKRANT Sikur të mos kishte ndodhur asgjë, shpërndarësit e ushqimit vazhdojnë të lëvizin mes rrugëve të barrikaduara. Kontejnerë që ende nxjerrin tym, tabela trafiku: gjithçka që mund t’ia vështirësojë punën policisë, është hedhur në rrugë. “Ejani na ndihmoni”, thërret një burrë i moshuar, i cili po përpiqet më kot të lëvizë një shkëmb gjigant. Të dielën pasdite, rrugët e Tiranës shndërrohen në një zonë lufte. Shqiptarët e zemëruar, kryesisht të rinj, janë vënë kundër...