“Më kanë ofruar zv.kryeministër…! Mua jo”- Lapaj dhe Qori përplasen në studio mes tyre: Ti nuk kishe vota! Askush nuk më afrohet…

“Më kanë ofruar zv.kryeministër…! Mua jo”- Lapaj dhe Qori përplasen në studio mes tyre: Ti nuk kishe vota! Askush nuk më afrohet…

Bashkëpunimi mes forcave të reja politike përballë mazhorancës ishte një tjetër pikë diskutimi këtë të enjte në studion e “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në Vizion Plus, çka solli debate mes krerëve të partive. Ndërkohë që kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, po tregonte se kishte refuzuar oferta nga mazhoranca për disa poste qeveritare, kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, me ironi tha se ai nuk ka pasur kurrë oferta, sepse e dinë që nuk i pranon. Kjo bëri që Lapaj t’i kujtonte Qorit se sa vota kishte marrë në zgjedhjet e fundit. Rakipi: Ju keni qenë i hapur për bashkëpunim? Njëherë që bëtë dhe e hëngrët nga bashkëpunimi. Zoti Shabani e donte mandatin për dajën, vetë vajti Avokat i Popullit. Mos është më mirë...