Me 62 vota pro dhe 16 kundër, Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës
Pas më shumë se një muaji ngërç politik, Kuvendi i Kosovës ka bërë hapin e parë drejt konstituimit të legjislaturës së 11-të. Deputetët kanë votuar Albulena Haxhiun në postin e kryetares së Kuvendit. Haxhiu mori 62 vota pro, ndërsa 16 deputetë votuan kundër kandidaturës së saj. Pas përfundimit të votimit, ajo falënderoi deputetët për mbështetjen. “Ju falënderoj për mbështetjen!”, u shpreh Haxhiu. Seanca konstituive po drejtohet nga Avni Dehari, ndërsa pas zgjedhjes së kryetares, në rendin e ditës është edhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit. Ky zhvillim vjen pas një periudhe të gjatë bllokade institucionale, gjatë së cilës Kuvendi nuk arriti ta përmbyllte procesin e konstituimit brenda afatit kushtetues. Afati 30-ditor për konstituimin përfundoi më 7 gusht, ndërsa seanca e fundit ishte mbajtur një ditë...
Burimi:
kohajone.com