Mbyti babain me tel, Prokuroria e Fierit çon në gjyq vajzën dhe të ëmën që fshehu krimin
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet për vrasjen e Anesti Ramës, 56 vjeç, në fshatin Frashër të Patosit, ngjarje e ndodhur më 23 korrik 2025. Për këtë krim janë dërguar në gjyq vajza e viktimës, Ermalinda Rama, e akuzuar për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, dhe bashkëshortja e tij, Valbona Rama, e akuzuar për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Sipas Prokurorisë, 26-vjeçarja Ermalinda Rama dyshohet se ka vrarë babanë e saj, Anesti Rama, duke i shtrënguar qafën me një lak teli, çka i ka shkaktuar asfiksi dhe vdekjen e menjëhershme. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:00 të datës 23 korrik 2025, në banesën e familjes Rama, në fshatin Frashër të Patosit. Nga hetimet ka rezultuar se pas ngjarjes, përpara mbërritjes së...
Burimi:
gijotina.com