Mbytet 82-vjeçari kosovar në Velipojë, pësoi arrest kardiak në det
Një 82-vjeçar nga Kosova, me inicialet E. M., është mbytur në det pasditen e sotme në zonën e “Plazhit të Vogël”, në Velipojë. Sipas informacionit paraprak të Policisë, 82-vjeçari dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa lahej në det; grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave. Njoftimi i Policisë: Velipojë / Informacion paraprak Rreth orës 15:30, në zonën e “Plazhit të Vogël”, Velipojë, shtetasi kosovar E. M., 82 vjeç, dyshohet se, gjatë kohës që po lahej në det, ka pësuar arrest kardiak dhe, për pasojë, është mbytur. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burimi:
syri.net