Mbyllet pjesa e parë në “Elbasan Arena”. Egnatia kalon e para në avantazh, por danezët kundërpërgjigjen shpejt (video)
15 Tetor 2026 19:35 Telesport Pjesa e parë mes Egnatias dhe Midtjylland në “Elbasan Arena” është mbyllur në barazim 1-1. Sfida u zhbllokua në minutën e 26-të, ku pas një krosimi të Altin Kryeziut, ishte Ildi Gruda që shënoi me kokë duke kaluar në avantazh rrogozhinasit. SHIKOGOLIN Reagimi i danezëve nuk vonoi shumë, duke barazuar shifrat me Gue-Sung Cho, i cili shënoi me kokë, pas një krosimi në zonë. SHIKOGOLIN Kujtojmë që ndeshja ishte programuar për t’u luajtur në “Air Albania” por u spostua drejt Elbasanit, për shkak të trazirave të ditëve të fundit në kryeqytet.
Burimi:
telesport.al