Mbyllet dita e 94-t e protestës te Kryeministria, 10 persona të shoqëruar pas përplasjeve, disa efektivë të lënduar! Tubuesit marshojnë drejt Komisariatit nr. 1

Mbyllet dita e 94-t e protestës te Kryeministria, 10 persona të shoqëruar pas përplasjeve, disa efektivë të lënduar! Tubuesit marshojnë drejt Komisariatit nr. 1

Protesta e ditës së 94-t pati tensione e përplasje para Kryeministrisë, pasi tubuesit sulmuan Policinë me gurë dhe tentuan të hynin në godinën qeveritare me forcë. Pas përplasjes së protestuesve me gardhin policor të vendosur përpara godinës, Policia e Shtetit ka nisur edhe shoqërimet. Deri më tani numri i personave të shoqëruar ka shkuar në 10. Ndërkohë që raportohet edhe për disa efektivë të lënduar nga gurët. Pas mbarimit të rrethimit, ata u larguan duke nisur marshimin e përnatshëm, këtë herë me destinacion Komisariatin numër 1 në Tiranë, ku mendohet se janë edhe të shoqëruarit. Ndërsa disa protestues të tjerë pritet të vendosen te komisariatet  2, 3 dhe 4 Protestuesit sot bllokuan të dyja hyrjet e Kryeministrisë dhe kanë kërkuar që kryeministri Edi Rama të...