Mbyllet dita e 110-të e protestës në bulevard, marshohet drejt Komisariatit nr. 1 dhe kërkohet lirimi i të shoqëruarve para Parlamentit!

Mbyllet dita e 110-të e protestës në bulevard, marshohet drejt Komisariatit nr. 1 dhe kërkohet lirimi i të shoqëruarve para Parlamentit!

Kanë përfunduar fjalimet te Kryeministria në ditën e 110-të të protestës sot (17 shtator). Pas fjalimeve protestuesit kanë nisur marshimin drejt Komisariatit nr. 1 me thirrjen “Lironi çunat”. Pasi në këtë komisariat mbahen edhe 25 protestues të cilët u ndaluan nga policia pas protestës së sotme të mbajtur në orën 10: 00 para Kuvendit. Ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar përshkallëzim të mëtejshëm të presioneve në terren deri në dorëheqjen e plotë të ekzekutivit. Fillimisht protestuesit janë grumbulluar para Kryeministrisë në Tiranë, pasi marshuan nga Sheshi “Skënderbej”. Pas mbërritjes pranë Kryeministrisë, kanë nisur fjalimet e organizatorëve dhe përfaqësuesve të tubimit.