“Mbylleni, mos flisni!”/ Braktiset takimi i Ramës në Poliçan
Takimi i kryeministrit Edi Rama në Berat, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale, është shoqëruar me debate dhe përplasje verbale me një përfaqësi qytetarësh të ardhur nga Poliçani. Në takimin e zhvilluar në ambientet e një hoteli në Berat ndodhej edhe aktorja Egla Ceno. Situata u tensionua gjatë diskutimeve, duke bërë që përfaqësuesit e Poliçanit të largoheshin nga salla në shenjë proteste. Takimi nisi me një prezantim nga Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo. Pas përfundimit të fjalës së tij, përfaqësues të Poliçanit kërkuan të merrnin fjalën për të paraqitur shqetësimet dhe qëndrimet e tyre lidhur me reformën. Sipas të dhënave për ngjarjen, ndërhyrja e tyre u shoqërua me reagim të ashpër nga kryeministri Rama, i cili u kërkoi të mos flisnin në atë...
Burimi:
ntv.al