Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë
U zhvillua sot protesta e 102-të qytetare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Sapo janë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë, aktivistët kanë bërë thirrje, që të pastrohen fillimisht mbeturinat. Me ironi, u tha se mbeturinat duhet të mblidhen, se ndryshe do shkojnë drejt inceneratorit fantazmë. Pas kësaj, u bë thirrje që protestuesit të drejtohen drejt “Sheshit Skënderbej”, aty ku dhe nisi protesta. Herë pas here, në bulevard dëgjohen thirrjet “Rama jep dorëheqjen”, “Poshtë komunizmi”, “Poshtë patronazhistët” etj.
Burimi:
gijotina.com