Mbron tezën e tij, Zhezus në konferencë shtypi: Ronaldos i thashë nuk do luash në Norvegji dhe Danimarkë

Mbron tezën e tij, Zhezus në konferencë shtypi: Ronaldos i thashë nuk do luash në Norvegji dhe Danimarkë

Trajneri i Portugalisë Horge Zhezus foli pak më parë në konferencë shtypi para se luzitanët të përballen me Danimarkën nesër në mbrëmje për Nations League. Siç raporton Marca, ai e nisi fjalën e tij duke e bërë të qartë që në fillim se do të lejonte vetëm dy pyetje në lidhje me Kristiano Ronaldon, sepse fokusi kryesor i konferencës për shtyp ishte ndeshja kundër Danimarkës: “Gjëja më e rëndësishme është objektivi që po ndjekim në Kopenhagen. Bëhet fjalë për respektin ndaj kundërshtarit tonë; po luajmë kundër një skuadre të shkëlqyer. Misioni ynë është të fitojmë Ligën e Kombeve. Nuk kam vetëm një lojtar, kam 23 lojtarë. Mund të bëni çfarëdo pyetjesh që dëshironi për çdo lojtar. Sa i përket Ronaldos, një pyetje është shumë pak....