Mbrojtja e Thaçit e quan “marrëzi ligjore” dosjen e prokurorisë, kërkon lirimin
Kosova E Enjte, 10 Shtator 2026 19:19 Në një seancë të tensionuar gjyqësore, teoria e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) është cilësuar si një marrëzi nga pikëpamja ligjore nga ana e mbrojtjes. Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, kërkoi sot gjatë fjalës përfundimtare në Dhomat e Specializuara të Kosovës, që ndaj klientit të saj të merret aktgjykim lirues. Gjatë parashtrimeve, avokatja Sophie Menegon theksoi se akuzat për pajtim apo nxitje për vepra penale nuk mbështeten në asnjë jurisprudencë të vetme dhe se ZPS-ja nuk ka sjellë asnjë produkt apo veprim konkret që të vërtetojë këto pretendime. “Teoria e ZPS-së e kontaktimit është edhe më e paqartë kur kombinohet me format e tjera të përgjegjësisë penale. ZPS-ja argumenton se të akuzuarit akuzohen për pajtim...
Burimi:
kohajone.com