Mbrojtën kartelet e drogës! Goditje ndaj korrupsionit në Bolivi, arrestohen Kryeprokurori dhe 13 zyrtarë të tjerë
Goditje ndaj korrupsionit në Bolivi, arrestohet Kryeprokurori Roger Mariaca dhe 13 zyrtarë të tjerë për mbrojtje të kartelave Policia e Bolivisë ka arrestuar Kryeprokurorin e Përgjithshëm të vendit, Roger Mariaca, së bashku me 13 zyrtarë të tjerë, nën akuzat e rënda për mbrojtje të trafikantëve të drogës, pastrim parash dhe korrupsion sistemik. Operacioni i befasishëm vjen vetëm pak ditë pasi administrata e Presidentit Donald Trump vendosi kufizime vizash ndaj Mariaca-s dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të Amerikës Latine. Ministri i Brendshëm i Bolivisë, Marco Antonio Oviedo, deklaroi zyrtarisht se autoritetet kanë shkatërruar një strukturë kriminale të ngulitur thellë në sistemin gjyqësor. “Ne kemi shkatërruar një organizatë kriminale të ngulitur në sistemin e drejtësisë. Ose qëndroni përkrah ligjit ose qëndroni përkrah krimit, kundër narkoterrorizmit,” theksoi...
Burimi:
javanews.al