Mbreti Charles paralajmëron për rreziqe ekzistenciale nëse IA-ja bie në duart e gabuara
Mbreti britanik Charles III ka paralajmëruar për rreziqet serioze, që mund të sjellë inteligjenca artificiale (IA), nëse teknologjia bie në duart e gabuara. Duke folur para drejtuesve të kompanive të mëdha të teknologjisë, përfshirë Nvidia, Google DeepMind, Anthropic dhe OpenAI, mbreti Charles tha se vendimet që merren sot për zhvillimin e IA-së, do të ndikojnë në botën që do t’u lihet brezave të ardhshëm. Ai u bëri thirrje drejtuesve të teknologjisë që të sigurohen që IA-ja të mbetet në shërbim të njerëzimit. Mbreti pranoi se IA-ja mund të sjellë përfitime të mëdha, veçanërisht në mjekësi dhe shkencë, por paralajmëroi se e njëjta teknologji mund të përdoret edhe në mënyra shumë të rrezikshme. “Duhet të kemi mjete të mjaftueshme kontrolli para se të jetë tepër vonë”,...
Burimi:
kultplus.com