Mbretëresha Margrethe e Danimarkës shtrohet në spital me hematomë në ije dhe dehidratim
Mbretëresha Margrethe e Danimarkës është shtruar në spital pas një shqetësimi shëndetësor, njoftoi të dielën, më 6 shtator, Shtëpia Mbretërore daneze. “Shkëlqesia e Saj, Mbretëresha Margrethe, u shtrua të dielën në Rigshospitalet pas një gjendjeje jo të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e pallatit mbretëror. Sipas njoftimit, 86-vjeçarja do të marrë trajtim për një hematomë në zonën e ijeve, si dhe për një dehidratim të lehtë. Ajo pritet të qëndrojë në spital gjatë gjithë javës së ardhshme. Shtëpia Mbretërore ka tentuar të qetësojë opinionin publik lidhur me gjendjen e saj, duke theksuar se mbretëresha “e ruan moralin dhe ndihet mirë, duke pasur parasysh rrethanat”. Shtrimi i tretë në spital gjatë vitit 2026 Ky është shtrimi i tretë në spital i Mbretëreshës Margrethe gjatë këtij viti....
Burimi:
syri.net