Mbledhje te “Vila e Kuqe”, Rama thërret sot drejtuesit politikë të PS-së
edi rama TIRANË- Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama, do të mbledhë drejtuesit politikë të Partisë Socialiste. Takimi pritet të zhvillohet në orën 14:00, në "Vilën e Kuqe". Në fokus të takimit, pritet të jetë bilanci i punës së bërë në terren në kuadër të nismës "Prania Besnike". Sakaq, pritet që drejtuesit politikë të PS-së, të raportojnë mbi ecurinë e kësaj nisme dhe angazhimet e zhvilluara në qarqet përkatëse. "Prania Besnike" nisi me 4 shtator. Nisma është kërkuar nga kryeministri Edi Rama, me synim praninë e deputetëve pranë qytetarëve dhe evidentimin nga afër të problematikave në komunitet. "Prania Besnike" u njoftua nga vetë kreu i qeverisë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, duke deklaruar se kjo nismë do të shtrihet në të gjithë territorin e Republikës...
Burimi:
zeri.ai