Mbledhja urgjente për pagat, prokurorët: Çështja do të ndiqet përmes rrugës ligjore
Pas mbledhjes urgjente në Prokurorinë e Përgjithshme, e thirrur për të diskutuar ngërçin e krijuar me pagat në sistemin e drejtësisë, ka ardhur edhe reagimi zyrtar i institucioneve pjesëmarrëse. Në qëndrimin e bërë publik për mediat, Prokuroria e Përgjithshme njofton se palët kanë rënë dakord që çështja të ndiqet përmes instrumenteve ligjore. Synimi është gjetja e një zgjidhjeje për situatën e krijuar dhe rikthimi i funksionimit normal të institucioneve të drejtësisë. Pas takimit, nuk është bërë i ditur një zgjidhje konkrete për ngërçin e pagave, ndërsa hapi i radhës pritet të jetë ndjekja e procedurave dhe mekanizmave që parashikon ligji. Njoftimi i plotë Sot, më datë 8 shtator 2026, në Prokurorinë e Përgjithshme u zhvillua një mbledhje e thirrur nga Prokurori i Përgjithshëm me pjesëmarrjen...
Burimi:
kohajone.com