Mbledhja e Qeverisë, miratohen 7 projektligje! Lejohet dhe kanabisi për qëllime mjekësore e industriale! Ja si do të kontrollohen kompanitë, kamerat me sensorë
Një projektvendim i Këshillit të Ministrave përcakton rregullat e hollësishme për mbikëqyrjen e subjekteve që do të punojnë me bimën e cannabis-it për qëllime mjekësore dhe industriale. Kontrolli do të ushtrohet nga Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it, në zbatim të ligjit nr. 61/2023. Sipas dokumentit, mbikëqyrja do të mbulojë çdo fazë të veprimtarisë: nga importi i farërave dhe fidanëve, te kultivimi, korrja, përpunimi, magazinimi, transporti dhe eksporti, deri te asgjësimi i materialit. Kontrollet do të bëhen sipas një programi vjetor, të bazuar në analizën e riskut, por mund të kryhen edhe pa paralajmërim, për shembull kur ka dyshime për shkelje. Agjencia do të ketë akses 24 orë në ditë në sistemet e kamerave të kompanive dhe do të mund të përdorë sensorë, drone dhe...
Burimi:
javanews.al