Mbledhja e grupit socialist, Berisha: Rama po u bërtet si i çmendur deputetëve të tij, presion që të votojnë pro “Territoriales”!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me votimin e Reformës Administrativo-Territoriale. Në një deklaratë për mediat para Parlamentit, Berisha tha se Rama po ushtron presion ndaj deputetëve socialistë për të siguruar votat për miratimin e reformës. “Edi Rama po ushtron terror nga deputeteve të grupit parlamentar të PS, ka bllokuar sallën e parlamentit dhe po i kap me libër shtëpia deputetet e tij nga frika se nuk do ta votojnë reformën. Ky është një akt i turpshëm. Deputetet duhet të ndihen të ndërgjegjshëm. Ai ka bllokuar sallën e parlamentit dhe po bërtet si i çmendur deputeteve të vet”, tha Sali Berisha. Po ashtu, Berisha përsëriti edhe njëherë se nga PD nuk do të ketë asnjë rrjedhje votash,...
Burimi:
gijotina.com