Mbi 400 kilogramë drogë të fshehura në frigorifer, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Mbi 400 kilogramë drogë të fshehura në frigorifer, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi policia sekuestroi mbi 414 kilogramë lëndë narkotike, një pjesë e së cilës ishte fshehur brenda frigoriferëve. Sipas mediave italiane, droga u sekuestrua në zonën e Guidonias dhe kishte një vlerë të përllogaritur mbi 4 milionë euro. Hetuesit dyshojnë se sasia ishte përgatitur për t’u shpërndarë në Romë dhe provincën përreth. Operacioni nisi pasi policia ndaloi 29-vjeçarin shqiptar ndërsa po përpiqej të ngarkonte disa valixhe të mëdha në bagazhin e automjetit të tij. Gjatë kontrollit të valixheve, efektivët gjetën rreth 98 kilogramë lëndë narkotike. Por kontrolli nuk përfundoi aty. Policët i gjetën të riut një grup çelësash dhe nisën verifikimet për të përcaktuar ambientet që hapnin. Hetimi i çoi më pas në disa ambiente në Guidonia dhe Romë,...