No Image Available

Mbi 40 milionë euro për Hagën/ Ja sa kushtoi mbrojtja e Thaçit dhe 3 ish-krerëve

Mbi 40.6 milionë euro janë paguar nga buxheti i Kosovës për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar para Dhomave të Specializuara në Hagë. Pjesa më e madhe e kësaj shume – rreth 39.8 milionë euro – është shpenzuar për mbrojtjen juridike, sipas të dhënave që Ministria e Drejtësisë e Kosovës ia ka dërguar Radios Evropa e Lirë. Vetëm për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin janë paguar mbi 28.4 milionë euro nga viti 2021 deri më 14 shtator 2026. Të dhënat bëhen publike në prag të 16 shtatorit, kur katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet të dëgjojnë aktgjykimin, pas më shumë se tre vjetësh gjykim. Të katërt, që mbahen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i...