Mbi 250 studentë zgjedhin Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Infermieria më e kërkuara

Mbi 250 studentë zgjedhin Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Infermieria më e kërkuara

Interesi për programet e Fakultetit të Shkencave të Natyrës vijon edhe gjatë këtij viti akademik. Regjistrimet shoqërohen me mundësi për formim praktik dhe përfshirje në kërkimin shkencor. “Fakulteti i Shkencave të Natyrës mund ta quajmë bërthama e universitetit me shumë programe studimi duke filluar nga programet profesionale, programet bachelor dhe masterat shkencorë dhe profesional. Janë regjistruar mbi 250 studentë në degë të ndryshme ku numrin më të lartë e ka dega e infermierisë. Fakulteti i Shkencave ka një staf akademik shumë të përgatitur me titull dhe grada shkencore, me laboratore shumë të mirë, njëkohësisht edhe ambientet janë shumë të përshtatshme për studentët”, u shpreh prof. as. dr. Rrok Smajlaj, Dekan i FNSH. Pas diplomimit, studentët kanë mundësi për vijimin e studimeve dhe orientimin drejt tregut...