Mbi 2 mijë policë në terren për protestat, angazhohen FNSH, “Shqiponja” dhe dronë për monitorim
Mbi 2 mijë efektivë të Policisë së Shtetit janë angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës së sotme në Tiranë, në ditën e 19-të të protestës së studentëve. Në mbështetje të tyre, sot në shesh është edhe Partia Demokratike, e cila zhvillon tubimin e dytë kombëtar që prej nisjes së revoltës studentore. Forcat e policisë janë pozicionuar kryesisht në pjesën e pasme të godinës. Në gatishmëri janë edhe autobotët me ujë me presion, si dhe efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të pajisur me mjete speciale. Në operacionin e sigurisë janë përfshirë forcat Shqiponja, FNSH-ja, efektivë të komisariateve të Tiranës, agjentë civilë dhe dronë për monitorimin e situatës. Përveç pranisë së shtuar policore, protestuesit do të monitorohen edhe përmes kamerave të sigurisë...
Burimi:
kohajone.com