Mbi 2 mijë gjoba në dy javë në Shkodër, arrestohen 4 shoferë
Policia Rrugore e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset e qarkut, me fokus parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit. Gjatë dy javëve të fundit janë arrestuar 4 persona, janë vënë nën hetim 8 të tjerë, ndërsa janë vendosur 2006 gjoba për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Sipas policisë, kontrollet janë përqendruar te drejtuesit që drejtojnë automjetin në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, tejkalojnë shpejtësinë, kryejnë parakalime të gabuara apo përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit. Ndër shkeljet e konstatuara, numrin më të lartë e zënë parkimet dhe qëndrimet e gabuara, me 1069 masa administrative, të ndjekura nga tejkalimi i normave të shpejtësisë me 478 masa. Masat administrative të vendosura gjatë dy javëve: * 48...
Burimi:
javanews.al