Mbështetje për UÇK-në në Bronx, Shkëlqim Hajdari: “Liderët tanë meritojnë drejtësi, jo mëshirë”
Një protestë paqësore në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së, të cilët presin vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë, është zhvilluar në sheshin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Bronx të Nju Jorkut. Protesta u organizua nga prefekti i Qarkut të Tiranës, Shkëlqim Hajdari, dhe ish-anëtari i Këshillit të Qytetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj. Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, Batalionit të Atlantikut, si dhe shoqata të ndryshme shqiptare patriotike e kulturore. Të pranishëm ishin shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës. Në fjalën e tij, Hajdari përcolli përshëndetjet e Tiranës për shqiptarët e mbledhur në Bronx dhe theksoi se protesta është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të shqiptarëve për të shprehur mbështetjen ndaj Hashim...
Burimi:
kohajone.com