“Mbështetje pa kushte për studentët!”/ Gjekmarkaj nga protesta: Nuk synojmë t’ua monopolizojmë protestën

“Mbështetje pa kushte për studentët!”/ Gjekmarkaj nga protesta: Nuk synojmë t’ua monopolizojmë protestën

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama nga protesta që po zhvillohet në Tiranë, duke vënë në dyshim gatishmërinë e tij për dialog me studentët. Ai e krahasoi qëndrimin e kreut të qeverisë me tavolinën prej mermeri të vendosur përpara Kryeministrisë. Në një prononcim për mediat, Gjekmarkaj u ndal edhe te sjellja e Policisë së Shtetit gjatë protestave, duke e akuzuar atë se ka vepruar në shërbim të pushtetit dhe jo në përmbushje të detyrës së saj. Deputeti demokrat shprehu gjithashtu solidaritet me gazetarët që kanë raportuar nga terreni, duke theksuar shqetësimin për vështirësitë me të cilat janë përballur gjatë pasqyrimit të ngjarjeve. Sa i përket pjesëmarrjes së opozitës në protestën studentore, Gjekmarkaj deklaroi se Partia Demokratike mbështet pa kushte studentët...