Mbërrijnë 10 avionët ushtarakë me armatime në Izrael, të dërguar nga SHBA-të mes tensioneve me Iranin

Mbërrijnë 10 avionët ushtarakë me armatime në Izrael, të dërguar nga SHBA-të mes tensioneve me Iranin

Dhjetë avionë transporti të Forcave Ajrore Amerikane mbërritën në Izrael , në bazat ajrore të Forcave Ajrore Izraelite, të cilët transportonin pajisje ushtarake, siç raportuan mediat vendase. Avionët amerikanë, të cilët u ulën në Izraelin jugor, janë pjesë e një formacioni më të gjerë ajror në Lindjen e Mesme, raportoi rrjeti ushtarak izraelit. Avioni, i cili u ngrit nga baza Fort Bliss në Teksas, ka të ngjarë të ketë qenë i ngarkuar me sisteme mbrojtëse ajrore të destinuara për të mbrojtur infrastrukturën në rajon, mes raporteve të paralajmërimeve të SHBA-së në fillim të kësaj jave në lidhje me mundësinë e një “lufte të shkurtër dhe të synuar me Iranin “, sipas raportimeve. Fort Bliss është shtëpia e një prej rezervave më të mëdha të sistemeve...