“Mbase do më duhet ta shkatërroj Iranin”, Trump po rimendon luftën, Garda: Sulme pa kufizime në hartë

“Mbase do më duhet ta shkatërroj Iranin”, Trump po rimendon luftën, Garda: Sulme pa kufizime në hartë

Një kërcënim i drejtëpërdrejtë nga Amerika drejtuar Iranit. “Në Iran jemi prej shtatë muajsh dhe kemi marrë nën kontroll gjithçka që kemi dashur të kontrollojmë. Tani do të marrim një vendim: a duam të shkojmë më tej dhe ta përmbyllim këtë çështje përfundimisht? Me këtë dua të them që të sigurohemi se nuk do të kenë kurrë një armë bërthamore. Mendoj se do t’u duhen 25 vjet për ta rindërtuar vendin. Do të preferoja të mos e shkatërroja pjesën tjetër të vendit, nëse është e mundur. Por ndoshta do të më duhet ta bëj. Shumë shpejt do ta merrni vesh”, tha Trump, shkruan A2. Kundërpërgjigja nga Teherani ishte thuajse e ngjashme. Zëdhënësi ushtarak iranian, Mohammad Akraminia, tha se nëse Irani sulmohet, ai do të shënjestrojë...