Mbappé: Është bukur të rikthehesh në Champions, ndaj Interit do të jetë e vështirë
7 Shtator 2026 13:41 Alfred Lleshi “Jam shumë i lumtur që rikthehem të luaj në Champions League. Gjithmonë e përballojmë këtë kompeticion me motivim dhe entuziazëm. Jemi në formë të mirë. Do të luajmë një ndeshje shumë të vështirë, por ky është Champions-i dhe e presim me kënaqësi”. Kështu u shpreh sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappé, në konferencën për shtyp para sfidës me Interin. Për marrëdhënien me Vinicius: “Është vetëm një opinion mes miliona zërave që ekzistojnë për Real Madridin, klubin më të madh në botë. Nuk mund të kontrolloj gjithçka që thuhet. Kemi të njëjtin objektiv, që është të fitojmë trofe. Nuk mund të kontrollojmë opinionet e njerëzve. I dëgjojmë, përpiqemi të përmirësohemi dhe vazhdojmë përpara”. Për “Topin e Artë” tha: “Kur luan...
Burimi:
telesport.al