Mbape para Interit: Bëj tifo për Milanin, dua ‘Topin e Artë’

Mbape para Interit: Bëj tifo për Milanin, dua ‘Topin e Artë’

Nisin ndeshjet e fazës së Ligës në Champions League 2026/27. Para Real Madrid -Inter, në progarm nesër në orën 21:00 në ‘Bernabeu’, foli sulmuesi francez i Los Blancos Kilian Mbape teksa ndër të tjera tha: “Jam shumë i lumtur që po rikthehem duke luajtur në Ligën e Kampionëve. Ne gjithmonë i afrohemi këtij kompeticioni me motivim dhe entuziazëm. Jemi në formë të mirë. Do të luajmë një ndeshje shumë të vështirë, por kjo është Liga e Kampionëve dhe është një kënaqësi. Interi është një kundërshtar që meriton respekt të madh; ata janë një ekip cilësor. Por unë preferoj Milanin”, tha për Sky sulmuesi francez, i cili mbështeste kuqezinjtë si fëmijë. “Kur pashë shortin, mendja ime shkoi menjëherë te Markus Turam, pasi jemi miq shumë të...