Mbahet ceremonia e 78-të e çmimeve Emmy, këta janë fituesit 

Mbahet ceremonia e 78-të e çmimeve Emmy, këta janë fituesit 

Mariska Hargitay prezantoi ceremoninë e 78-të të Çmimeve Emmy, e cila u zhvillua drejtpërdrejt nga Teatri Peacock në Los Angeles, të hënën, më 14 shtator. Ceremonia u transmetua në NBC dhe Peacock. Matthew Rhys u shpall fitues në dy kategori, për rolet e tij në “The Beast in Me” dhe “Widow’s Bay”, ndërsa Allison Janney dhe Jean Smart barazuan një rekord historik. Edhe “The Pitt”, “DTF St. Louis” dhe “Widow’s Bay” u renditën ndër produksionet më të suksesshme të mbrëmjes. Disa prej çmimeve ishin ndarë më herët, gjatë ceremonisë dy netëshe Creative Arts Emmy, të zhvilluar më 5 dhe 6 shtator. Shailene Woodley, David Harbour, Linda Cardellini, Betty Gilpin, i ndjeri Rob Reiner dhe emra të tjerë u vlerësuan në kategoritë përkatëse. Edhe prezantuesja e ceremonisë, Mariska Hargitay, 62 vjeçe, fitoi dy çmime Emmy...