MASh hap konkurset për bursa të doktoratës dhe postdoktoratës, deri në 10 mijë euro mbështetje
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ka hapur konkurset për mbështetje financiare të studentëve dhe kërkuesve shkencorë përmes bursave për studime të doktoratës brenda dhe jashtë vendit, si dhe për hulumtime postdoktorale jashtë vendit. Mbështetja financiare ofrohet në kuadër të Programit Kombëtar të Shkencës dhe synon zhvillimin e kapaciteteve kërkimore, avancimin akademik dhe përkrahjen e gjeneratave të reja të studiuesve. Sipas skemave të përcaktuara, bursat për studime të doktoratës në institucionet vendore kapin vlerën prej 3,000 eurosh, ato për studime të doktoratës jashtë vendit arrijnë në 8,500 euro, ndërsa për hulumtime postdoktorale jashtë vendit parashihet mbështetje financiare prej 10,000 eurosh. Për herë të parë, MASh po ofron mbështetje të dedikuar edhe për studentët që ndjekin studimet e doktoratës në institucionet e arsimit të lartë në...
Burimi:
kultplus.com