Masat për protestuesit, Berisha sulmon Ramën: E ka humbur logjikën nga frika se dita e llogarisë po vjen
Pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi paketë masash drastike për protestuesit dhunues, ka reaguar kreu demokrat Sali Berisha. Në mbledhjen e kryesisë së PD-së, Berisha tha se Ramën e ka mbërthyer frika dhe kërcënon njësoj si paraardhësit e tij. “Thirrëm këtë mbledhje kryesie në prag të protestës kombëtare kundër narkodiktaturës dhe narkoregjimit. Edi Rama nga paniku i tmerrshëm që e ka ngërthyer, frika e madhe se dita e llogarisë po vjen, ka humbur logjikën, arsyen dhe është lëshuar në kërcënime bajate, vulgare që faktojnë të gjithë arketipin e tij psikologjik, genet e paraardhësve të tij prej xhelatësh dhe vazhdon kërcënime nga më të ndryshmet ndaj protestuesve. Në mëngjes i fton për dialog. Pasi ia përmbysin karriget, del tani me fjalim tjetër me bankierët dhe mendon se...
Burimi:
javanews.al