No Image Available

Masat për protestën/ Gjykata lë në arrest shtëpie 4 persona, 16 të tjerë detyrim paraqitjeje

Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për personat e arrestuar pas protestës, në kuadër të dy çështjeve të shqyrtuara këtë të martë. Në çështjen e parë, gjykata vendosi arrest shtëpie për 4 persona, ndërsa për një tjetër caktoi masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit. Për 5 persona të tjerë u vendos detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, ndërsa për një person u caktuan ndalimi i daljes jashtë shtetit dhe detyrimi për të qëndruar në një vend të caktuar. Kliko këtu për njoftimin. Në çështjen e dytë, gjykata caktoi masën e detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore për 10 persona nën hetim, të dyshuar për vepra penale që përfshijnë shkatërrimin e pronës, goditjet për shkak të detyrës, pjesëmarrjen në manifestime të...