Masakër mjedisore në Lushnjë, 32 mln lekë tender për të tharë liqenin

Masakër mjedisore në Lushnjë, 32 mln lekë tender për të tharë liqenin

Tonelata peshqish kanë ngordhur në rezervuarin e Kasharajt në Lushnjë, pasi ujëmbledhësi është tharë në kuadër të punimeve për rehabilitimin e digës dhe shkarkuesit kryesor. Pamjet nga terreni tregojnë një sipërfaqe të madhe të mbuluar me baltë dhe peshq të ngordhur, ndërsa një pjesë e tyre kanë nisur të dekompozohen, duke krijuar një situatë të rëndë mjedisore. Në lidhje me ngjarjen, Policia e Lushnjës ka nisur procedimin penal ndaj administratorit të firmës “Fled” sh.p.k., Fredi Marra. Firma nën hetim për menaxhimin e ujërave Sipas Policisë, gjatë punimeve për rikonstruksionin e digës së dëmtuar, kompania nuk ka marrë masat e duhura për menaxhimin e ujërave të rezervuarit. Si pasojë, një numër i konsiderueshëm peshqish kanë ngordhur. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Fierit, ku hetimet po...