Masakër mjedisore në hyrje të Bajram Currit: Priten pemët përgjatë rrugës, humbet gjelbërimi…Kush e dha lejen? (VIDEO)
pamje-bajram curr TROPOJË- Hyrja e Bajram Currit ka ndryshuar pamje pas prerjes së dhjetëra pemëve të mëdha që ndodheshin përgjatë rrugës. Sipas pamjeve të publikuara nga Piranjat News, vihet re mungesa gjelbërimit dhe pemëve që ndodheshin përgjatë rrugës, të cilat sipas denoncimeve janë prerë masivisht. View this post on Instagram Pamjet e mbërritura nga qytetarët të cilët denoncojnë prerjen e pemëve, ngrejnë shqetësimin dhe pikëpyetjen për këtë ndëryhyrje, arsyeja e së cilës mbetet e paqartë. Po ashtu, mbetet e paqartë nëse prerja e pemëve është kryer me leje, apo kush është përgjegjësi i kësaj masakre mjedisore. /ZËRI
Burimi:
zeri.ai