“Masa shtesë për ta parandaluar”- Ministri Demo mesazh nga Italia: Liria e protestës është e drejtë kushtetuese, por dhuna nuk justifikohet!

“Masa shtesë për ta parandaluar”- Ministri Demo mesazh nga Italia: Liria e protestës është e drejtë kushtetuese, por dhuna nuk justifikohet!

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, nga San Patrignano e Italisë, ku po merr pjesë në Takimin Ndërkombëtar të Nivelit të Lartë për Parandalimin e Varësive dhe Rehabilitimin, zhvilloi diskutime me homologë evropianë, përfshirë përfaqësues nga Italia dhe Franca, mbi forcimin e sigurisë publike dhe parandalimin e dhunës. Në fokus të bisedimeve ishte edhe nevoja për masa konkrete për mbrojtjen e qytetarëve, institucioneve dhe pronës publike e private, duke u mbështetur në përvojat dhe praktikat e vendeve të Bashkimit Evropian. Në deklaratën për media pas takimeve, ministri Demo theksoi se garantimi i së drejtës kushtetuese për të protestuar duhet të shoqërohet me masa të vendosura për parandalimin e dhunës dhe ruajtjen e rendit e sigurisë publike. Deklarata e plotë e ministrit të Punëve të...