“Marubi” pjesë e “Archivi Aperti 2026”, për herë të parë nisma italiane mbërrin në Shqipëri

“Marubi” pjesë e “Archivi Aperti 2026”, për herë të parë nisma italiane mbërrin në Shqipëri

28 September, 2026 - 11:07 Nisma Archivi Aperti (Arkivat e hapura) e cila i kushtohet arkivave dhe trashëgimisë fotografike në 12 rajone të Italisë, për herë të parë do të kapërcejë kufijtë, me pjesëmarrjen e Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”. Në këtë mënyrë, “Marubi”, anëtari më i ri i Rete Fotografia, bëhet pjesë e edicionit XII të Archivi Aperti, që do të mbahet nga 16 deri më 25 tetor duke përfshirë muze, arkiva dhe institucione fotografike. Me këtë shtrirje përtej kufijve të Italisë Archivi Aperti sjell Shkodrën dhe trashëgiminë e saj fotografike në një dialog ndërkombëtar. Ky edicion do të zhvillojë temën “Identitete të reflektuara: shoqëria përmes fotografisë”, duke ftuar të reflektohet mbi fuqinë e fotografisë për të dokumentuar, interpretuar dhe ndërtuar kujtesën e një...