Martinez reagon pas gabimit kundër Real: Marr përgjegjësinë, mësojmë prej tyre dhe ecim përpara

Martinez reagon pas gabimit kundër Real: Marr përgjegjësinë, mësojmë prej tyre dhe ecim përpara

Portieri i Inter, Josep Martinez, ka reaguar pas humbjes së përqendrimit që i kushtoi shtrenjtë skuadrës së tij gjatë ndeshjes kundër Real Madrid në “Bernabéu” në Champions League. Ai pati një rol negativ në golin që çoi rezultatin në 2-0 për skuadrën e Mourinho. Më pas, Martinez arriti të shlyente disi gabimin me pritje të rëndësishme që e mbajtën ekipin zikaltër në lojë deri në fund. “Pepo” zgjodhi rrjetet sociale për të komentuar drejtpërdrejt situatën e krijuar rreth tij. “Marr përgjegjësinë për gabimin tim te goli i dytë. Nuk mund të pësojmë dy gola në atë mënyrë kur përballemi me një skuadër si Real Madrid, e cila nuk i fal gabimet. Nuk ka rrugëtim që nuk shoqërohet me pengesa dhe gabime, qoftë në futboll apo...