Martinaj i zhdukur, Mihasi i vrarë! SPAK “kopsit” dosjen, jepet pretenca për të pandehurit

Martinaj i zhdukur, Mihasi i vrarë! SPAK “kopsit” dosjen, jepet pretenca për të pandehurit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin, të dy të pandehur në çështjen që lidhet me sigurimin e kushteve për vrasjen e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit. Konkretisht, SPAK kërkon dënimin me 10 vite burg për Leonard Dukën dhe 6 vite burg për Drianto Bardhin. Çështja është një fraksion i dosjes “Revanshi”, në kuadër të së cilës janë zbardhur mijëra komunikime në aplikacionin e koduar “Sky ECC”. Sipas akuzës, të dy të pandehurit dyshohet se kanë siguruar kushtet për eliminimin e Ervis Martinajt, i cili rezulton i zhdukur, dhe Erigers Mihasit, i cili u vra në një atentat në nëntor të vitit 2021. Më herët, Leonard Duka është dënuar me 30 vite burg...