MARTA KOS: ÇMIMI I ANTARESIMIT TE SHQIPERISE NE BE, SA NJE KAFE EUROPIANE

MARTA KOS: ÇMIMI I ANTARESIMIT TE SHQIPERISE NE BE, SA NJE KAFE EUROPIANE

Shqipëria mund të jetë pjesë e Bashkimit Europian përpara vitit 2030, nëse vijon me ritmin e reformave dhe përmbush të gjitha kushtet e anëtarësimit. Këtë sinjal e ka dhënë Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos, e cila gjatë prezantimit të strategjisë së re të zgjerimit në Parlamentin Europian tha se objektivi për të parë disa vende të reja brenda Unionit deri në fund të kësaj dekade tashmë është një skenar realist. “Ëndrra ime, në fakt tani nuk duket dhe aq ëndërr, por me këmbë në tokë, është që unë të shoh të kemi të paktën 2 deri në 3 vende të anëtarësuara në BE brenda 2030. Nëse ato e meritojnë”, deklaroi Kos. Në diskutimin në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, procesi i zgjerimit u...