“Marshi për Liri” në Prishtinë/ Balla në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, mungojnë Kurti dhe PD

“Marshi për Liri” në Prishtinë/ Balla në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, mungojnë Kurti dhe PD

Ka nisur në Prishtinë “Marshi për Liri”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Në tubimin e zhvilluar në sheshin “Skënderbeu” janë mbledhur qytetarë të shumtë, ndërsa në mesin e të pranishmëve është edhe kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, i cili ka marrë pjesë edhe më herët në tubime në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Ndërkohë, në aktivitet nuk është parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përfaqësues të tjerë të Vetëvendosjes, ndërsa mungon edhe Partia Demokratike. Nga shqiptarët e Malit të Zi, është i pranishëm Ali Ahmeti, ndërkohë që përfaqësues nga VLEN nuk janë prezent.“Marshi për Liri” është organizuar nga Platforma “Liria Ka Emër”, në prag të aktgjykimit të Gjykatës Speciale, që pritet më...