Marrëveshja për presidentin në Kosovë, konsensus me shumë pikëpyetje

Marrëveshja për presidentin në Kosovë, konsensus me shumë pikëpyetje

Marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të shtetit është vlerësuar si zhvillim pozitiv pas një periudhe të gjatë të bllokadës institucionale, por analistët paralajmërojnë se ende nuk ka garanci për zbatimin e saj. Sejdiu, gjatë prezantimit të tij si kandidat për president më 31 gusht, tha se e ka pranuar kandidaturën duke pasur parasysh kontekstin politik në të cilin ndodhet Kosova. Vendi mbajti zgjedhje parlamentare në qershor, pikërisht për shkak të moskonsensusit mes partive për kreun e shtetit – të tretat që nga shkurti i vitit 2025. Agon Maliqi, njohës i çështjeve politike në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) se pas rreth dy vjetësh të bllokimit institucional dhe paralizës politike,...