Marrëveshja me Italinë për emigrantët? Rama: Doni të nxirrni titull për “motrën time” në Romë
Kryeministri Edi Rama ka komentuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët, perspektivën e saj pas vitit 2030 dhe mundësinë e një anëtarësimi të pjesshëm e gradual në Bashkimin Evropian. Në një intervistë me gazetaren Maria Tadeo, në samitin “Euronews Enlargement Summit”, Rama mbrojti marrëveshjen me kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke theksuar se ajo do të vijojë të jetë në fuqi deri në vitin 2030, ndërsa nuk përjashtoi vazhdimin e saj edhe më tej. Tadeo: Ju dhe Italia bëtë një marrëveshje për emigrantët e parregullt. Ka pasur shumë pyetje për këtë marrëveshje. Çfarë do të ndodhë pas 2030 nëse shkoni në BE? Rama: Nuk është një çështje kaq e madhe për të zënë mendjen e Europës. Është një përpjekje për të gjetur një zgjidhje. Përdoret...
Burimi:
kohajone.com