Marrëdhëniet BE-Kinë, Von der Leyen: bashkëpunimi tregtar është i paqëndrueshëm, deficiti arrin 1 miliard euro në ditë!
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar se marrëdhënia tregtare mes Bashkimit Evropian dhe Kinës është bërë “e paqëndrueshme” dhe se ajo duhet të ribalancohet. Duke iu drejtuar konkretisht Kinës, von der Leyen tha se deficiti tregtar i BE-së me Kinën ka arritur në rreth 1 miliard euro në ditë, duke e cilësuar këtë situatë si një nivel që nuk mund të vazhdojë. “Disa thonë se shoku i dytë i Kinës po afron, por ai është tashmë këtu”, tha von der Leyen, duke iu referuar ndikimit të konkurrencës kineze në ekonominë evropiane. Sipas saj, pasojat janë të dukshme në komunitete dhe fabrika në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian, ndërsa ajo paralajmëroi për rrezikun e deindustrializimit të zonave industriale të Evropës. “Kjo...
Burimi:
javanews.al