“Marre! Sot më dhemb Kosova”/ Elvana Gjata e përlotur pas vendimit në Hagë

“Marre! Sot më dhemb Kosova”/ Elvana Gjata e përlotur pas vendimit në Hagë

Vendimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për katër ish-krerët e UÇK-së ka sjellë reagime të shumta në Kosovë dhe Shqipëri. Mes personazheve publike që kanë reaguar është edhe këngëtarja Elvana Gjata. Përmes një postimi në “Instastory”, Gjata e ka cilësuar vendimin si një padrejtësi ndaj një populli që, sipas saj, luftoi për mbijetesë dhe liri. Në reagimin e saj, këngëtarja ka përmendur viktimat e luftës, familjet që humbën të afërmit dhe sakrificat e popullit të Kosovës. Ajo ka deklaruar se historia e Kosovës nuk mund të shkëputet nga rrethanat që, sipas saj, çuan në luftën e UÇK-së. Gjata ka shkruar gjithashtu se liria e Kosovës është rezultat i një sakrifice të madhe dhe se vendimi gjyqësor nuk mund të ndryshojë, sipas saj,...