Markez fiton Sprint dhe Çmimin e Madh në Motegi, kreu dy pikë larg

Markez fiton Sprint dhe Çmimin e Madh në Motegi, kreu dy pikë larg

Dopietë në Motegi. Piloti i Ducati Mark Markez pas fitores në Sprint triumfon edhe në Çmimin e Madh të Japonisë MotoGP. Kampioni i Botës merr fitoren përpara dy Aprilia-ve të Horge Martin (i dyti) dhe Marko Bexeki (i treti). Italiani e ruajti podiumin pas sulmit të fortë të bashkëkombasit të tij Enea Bastianini i cili la pas Fernandez, Ogura, dhe shokut të tij të skuadrës Akosta. Në start kemi një duel të fortë Martin- Markez me ‘MM93’ që sulmon në mes të garës dhe merr kreun për ta ruajtur deri në fund duke ngushtuar diferencën në renditjen e kampionatit botëror në vetëm dy pikë pas Horge Martin (333 pikë) Një Mark Markez (331 pikë) i shkëlqyer në Japoni, Kampioni i Botës dominon në Motegi. Horge...