Marjana Koçeku për CNN: Korrupsioni dhe largimi masiv janë shqetësim për vendin

Marjana Koçeku për CNN: Korrupsioni dhe largimi masiv janë shqetësim për vendin

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka folur për protestat e të rinjve në Shqipëri dhe zhvillimet politike në Ballkanin Perëndimor gjatë një interviste për CNN International, në një bisedë me gazetaren Christiane Amanpour dhe Catherine Bennhold të The New York Times. Në fokus të intervistës ishin kërkesat e studentëve dhe të rinjve që po protestojnë në Shqipëri, si dhe përgjegjësia e institucioneve për t’iu përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve. Koçeku theksoi se zëri i protestuesve duhet të dëgjohet nga qeveria dhe se kërkesat e tyre për ndryshim dhe përgjegjshmëri nuk duhet të anashkalohen. Gjatë bisedës, deputetja shpjegoi edhe arsyet që e çuan të largohej nga Partia Socialiste gjatë verës së këtij viti dhe të vijonte aktivitetin e saj politik si deputete e pavarur. Sipas saj, ky...