Marjana Koçeku largohet edhe nga rreshti i Partisë Socialiste, i bashkohet deputetëve të opozitës
Seanca e parë plenare e sesionit të ri parlamentar ka sjellë edhe një ndryshim në pozicionimin e deputetes Marjana Koçeku, e cila tashmë e vijon mandatin si e pavarur. Koçeku nuk është ulur më në radhët e deputetëve socialistë, nga lista e të cilëve u zgjodh në Kuvend. Ajo ka zgjedhur një vend pranë deputetëve të opozitës. Deputetja është pozicionuar në krah të Vangjel Dules, përfaqësues i PBDNJ-së, dhe Artan Lukut, deputet i Partisë Agrare. Lëvizja vjen pas vendimit të Koçekut për t’u shkëputur nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe për të vijuar aktivitetin e saj në Kuvend si deputete e pavarur.
Burimi:
gijotina.com